Hill: Serbia ka të drejtë ta kërkojë kthimin e ushtrisë, por kjo do të jetë përgjigja nga NATO

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se është i shqetësuar dhe se duan një mënyrë politike për të qetësuar gjithçka në Kosovë.

“Ajo që duam të shohim është një mënyrë politike për të qetësuar gjithçka, për ta kthyer në një situatë normale. Këto janë sfida të mëdha dhe ndërkohë kemi një krizë”.

Sipas tij Serbia ka të drejtë ta kërkojë kthimin e ushtrisë në Kosovë, por edhe NATO ka të drejtën e saj që t’i përgjigjet negativisht kërkesës së saj.

Hill këto deklarata i ka bërë në një interviste për edicionin serbisht të Euronews.

“Do të thoja se Rezoluta 1244 qartazi defninon rrethanat në kuadër të të cilave Serbia mund t’i kthejë një numër të caktuar të forcave të saj, është qartë e shkruar dhe Serbia, them unë, sigurisht se e ka të drejtët që ta kërkojë këtë gjë. Por, NATO ka të drejtë të thotë: jo faleminderit”, ka thënë Hill.

Ai ka thënë se Kosovës nuk i duhen më shumë ushtarë, por më shumë zgjidhje politike.