Edhe Guardiola flet për Granit Xhakën

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për kapitenin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Reagimi i shqiptarit ka qenë epiqendër diskutimesh në Angli, prandaj dhe trajneri spanjoll foli në lidhje me këtë gjë. Numri një i “Qytetarëve” e kupton situatën me mesfushorin, por mendon se futbollistët duhet të përmbahen në emocionet e tyre.

“Ndonjëherë nuk është e lehtë për futbollistët, për të gjithë ne. E kuptoj Xhakën. Emocionet në ato momente janë të mëdha, nuk e di se çfarë mund të ziente përbrenda. Ndoshta nuk jam njeriu i duhur të them diçka të tillë, pasi ndonjëherë përfshihem dhe unë nga emocionet dhe nuk mund të kontrolloj veten, por duhet të përpiqemi”, ka thënë Guardiola.

“Në fund është thjesht një ndeshje, të argëtohesh. Jam shumë i sigurt se të gjithë lojtarët, duke përfshirë dhe Xhakën, japin më të mirën për Arsenalin dhe për të fituar ndeshjet.

“Ai është kapiten, pasi ka diçka speciale në dhomat e zhveshjes. Ndodh që të humbasësh kontrollin, por duhet të falet, të ecin përpara dhe shpresoj që në të ardhmmen tifozët ta falin Xhakën, të rikthehet dhe të tregojë se sa lojtar fantastik është”, ka shtuar spanjolli.