Edhe katër persona vdesin nga koronavirusi në Maqedoni

“Alsat” mëson se gjatë natës së djeshme në Maqedoni janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi. Një viktimë është nga qyteti i Kumanovës, viktima tjetër është nga fshati Labunishtë i Strugës, në Tetovë respektivisht në fshatin Çellopek dhe në qytetin e Shtipit është shënuar nga një viktimë.

Numri i viktimave nga COVID 19 në Maqedoni tashmë shkon në 25.

Sipas statistikave të djeshme në vend, gjithsej ka 570 raste të regjistruara me Covid 19, kurse 519 janë raste aktive. Deri më tani në janë shëruar 30 persona.