Kurti uron Abdixhikun për pozitën e kryetarit: Kërkon bashkëpunim nga ai

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka uruar Lumir Abdixhikun pasi u zgjodh kryetari i ri i LDK’së.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, tha se i uron punë të mbarë Abdixhikut, derisa e ftoi për bashkëpunim, pasi sipas tij kjo është interesi i përbashkët i çdo qytetari.

”Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.

Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë”, shkroi Kurti.

Postimi i tij i plotë:

”Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.

Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.

Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë.”