Edhe klubi italian Lazio i del në ndihmë Shqipërisë: Kërkon nga fansat donacione

Derisa Shqipëria është e trazuar pas tërmetit 6.4 ballësh që goditi sot në mëngjes qytetin e Durrësit, bota e futbollit po solidarizohet me lloj-lloj ndihma.

Deri në momentin kur po e shkruajmë këtë artikull, janë konfirmuar 20 të vdekur nga tërmeti, dhe ky numër mund të rritet nga çasti në çast, shkruan Periskopi.

E pas Milanit që u solidarizua sot, edhe Lazio ka reaguar duke marrë hapa konkret për t’i dalë në ndihmë shtetit fqinj të Italisë.

“Lazio i del në krah Shqipërisë,” shkruhet fillimisht në postimin e Lazios.

“Duke shprehur afërsi nga thellësia e zemrës, klubi publikon xhirllogarinë e mëposhtme IBAN për të bërë donacione për popullin shqiptar të prekur nga tërmeti.”