Edhe kroatët protestojnë kundër dhunës në familje

Disa mijëra kroatë demonstruan në Zagreb të shtunën, duke kërkuar masa më të ashpra kundër dhunës në familje dhe më shumë trajnime për punonjësit në institucionet shtetërore për t’i ndihmuar ata të zgjidhnin problemin. Protesta u organizua nëpërmjet lëvizjes Spasime (Save me) e rrjetit social, i cili në vetëm dy javë mblodhi më shumë se 45.000 mbështetës online.

Protestuesit kërkojnë arsimim më të mirë në shkolla dhe më shumë trajnim për punonjësit e institucioneve shtetërore për të luftuar incidentet e dhunës. Ata gjithashtu po bëjnë thirrje për një ndihmë telefonike 24 orëshe për viktimat, që të raportojnë dhunën.

“Është e qartë se institucionet po dështojnë në punën e tyre“, tha Jelena Otaseviç Babic, një nga organizatorët kryesore, për televizionin shtetëror. “Shifrat statistikore janë shkatërruese për shoqërinë tonë.”- theksoi ajo.

Midis 2012-2017, 90 gra u vranë nga partnerët e tyre, ish-partnerët ose persona të tjerë pranë tyre. Vetëm në vitin 2017, 11.506 raste janë raportuar në polici për dhunën në familje.
Kryeministri Andrej Plenkoviç ishte i pranishëm në mesin e turmës së demonstruesve të shtunën dhe tha se ishte gati për të trajtuar këtë çështje.

“Unë jam këtu më pak si kryeministër dhe më shumë si qytetar i shqetësuar,” u shpreh ai.