Pamjet e rënda, makina merr përpara dy gra teksa kalonin tek vijat e bardha

Pamjet e një aksidenti janë përcjellë këtë të dielë nga faqja ‘Aksidente rrugore’, e cila thotë se incidenti ka ndodhur në Shkodër.

Në video duket momenti kur dy prej tre grave kalojnë rrugën e më tutje përplasen nga një makinë. Sipas faqes në aksident u përfshi një grua (nëna) dhe një vajzë (e bija).