Edhe në Kosovë mund të kursehet nga paga, drejtori i Trustit Pensional kurseu 200 mijë Euro

Adrian Zalli është njëri nga “top 5” zyrtarët shtetërorë me pagën më të lartë në Kosovë.

Drejtori i Fondit Pensional të Kosovës i ka të kursyera rreth 188 mijë euro dhe 25 mijë dollarë të tjera në një bankë në Kosovë, sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2024.

Po ashtu, Zalli i ka deklaruar edhe mbi 88 mijë dollarë të kursyera në një bankë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtori menaxhues i një prej institucioneve më të rëndësishme financiare të vendit, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se prejardhja e parave të kursyera të tij janë pagat.

E paga e tij është një nga më të lartat në Kosovë. Zalli merr pagë vjetore afër 5 mijë euro në muaj.

Bazuar në deklarimin e pasurisë të këtij viti, pagat neto të tij për një vit kalendarik kapin vlerën e 55 mijë eurove.

Lini një Përgjigje