Edhe në LVV ankohen për manipulime të votave

Edhe ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi ka hedhur dyshime se atij mund t’i jenë vjedhur votat.

Loshi tha se ka pritur që nga diaspora të kishte një numër të konsiderueshëm votash, por ndodhi që të regjistrohen vetëm 314 vota.

Ai në Facebook tha se “ka një mospërputhje që kam hetuar me votat e mia në Pejë, bie fjala, ku komisionorët numëruan 353 vota në emrin tim, ndërkohë që nga të dhënat e KQZ dolën të ishin vetëm 214 vota! Pra, në Pejë, sipas kësaj mospërputhje më munguan 139 vota. Mospërputhje të ngjashme mund të ketë pasur gjithandej Kosovës, por unë rastësisht këtë defekt e kam kapur në Pejë”.