Edhe një i ftuar nga Specialja

Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Prizreni, Xhavit Elshani është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, shkruan Fokusi.info.

Ai ka njoftuar përmes një statusi në facebook se e ka pranuar ftesën në shtëpi.

“Ftesën e kam pranuar fizikisht në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të Hagës.

I bindur se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme dhe si të tillë askush nuk mund ta mohojë e aq më pak ta denigroj”.

Do të dëshmoj për pastërtinë e saj, si e vetmja rrugë për lirinë e Kosovës”.

Statusi i plotë: