Edhe një kompani e re ajrore evropiane në Kosovë

Smartlynx aterroi për herë të parë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) ‘Adem Jashari’ me planifikimin e fluturimeve për në shtetin e Gjermanisë.

Smartlynx do të stacionojë një aeroplan në ANP ‘Adem Jashari’ nga ku do të shërbejë dy herë në javë për Munih dhe dy herë në javë për Stuttgart.

“Smartlynx është një kompani ajrore me përvojë 28-vjeçare në fushën e transportit ajror dhe në ANP ‘Adem Jashari’ fluturimet do t’i realizojë me Airbus 320 me kapacitet prej 180 ulësesh”, njofton Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.