Konfirmohet edhe një rast me koronavirus, shkon në 22 numri i të infektuarve

Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 5 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitive.

Rasti është nga Komuna e Malishevës, fshati Llashkadrenoc i gjinisë mashkullore i moshës 67 vjeçare.

Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 345 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e dy raste kanë rezultuar pozitive.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 3.006 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 339 thirrje telefonike.