Edhe Snapchat i bllokon llogarinë Donald Trump

Pas disa platformave si Twitter, Facebook apo You Tube, edhe Snapchat i ka bllokuar llogarinë presidentit ende në detyrë të SHBA-ve, Donald Trump.

“Në interes të sigurisë publike dhe bazuar në përpjekjet e tij për të përhapur gjuhë urrejtje dhe nxitur dhunë, të cilat janë shkelje të qarta të udhëzimeve tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund llogarisë së tij të përhershme”, ka thënë zëdhënësi i Snapchat.

Platformat e mediave sociale kanë marrë vendim për mbylljen e llogarive të Trump pas sulmeve në Capitol Hill.

Javën e kaluar, Facebook tha se do të ndalonte llogarinë e Trump të postonte për të paktën pjesën e mbetur të mandatit të tij në detyrë dhe ndoshta “për një kohë të pacaktuar”. Twitter, i preferuar në i Trump, fillimisht mbylli llogarinë e tij për nxitjen e asaj që u bë një kryengritje e dhunshme në Capitol-in e SHBA. You Tube po ashtu tha të martën se po pezullon kanalin e Trump për të paktën një javë dhe potencialisht më për një periudhë më të gjatë.