Edi Rama në Bratislavë i habit të gjithë me veprimin e tij

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar drejt kryeqytetit të Sllovakisë, Bratislavës, ku Shqipëria do të marrë sot presidencën e OSBE-së.

Në pritje të marrjes së kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria, Kryeministri Edi Rama është shfaqur mjaft i relaksuar në zyrë.

Ai madje ka bërë edhe një veprim të habitshëm në videon “live” që e ka transmetuar në llogarinë e tij në Facebook.

Aty shihet se Rama ka vendosur të dyja këmbët mbi tavolinë, ndërsa shërbehet me kek dhe kafe.

Ndër të tjera Rama, aty shihet teksa iu jep udhëzimet e fundit stafit të tij, gjersa në momentin kur i vije kafeje largon këmbët nga tavolina.