Grabitje e armatosur në Gjakovë, policia jep detaje

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në qytetin e Gjakovës në rrugën “Muslim Mulliqi”, saktësisht në institucionin financiar “RIA”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj për Indeksonline ka treguar që i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes .

Tutje, ajo ka treguar që i dyshuari është mashkull i moshës 30 vjeçare.

Duke e parë që ky institucion financiar gjendët afër Qendrës Komunale për Regjistrimin Civil, i dyshuari është vërejtur nga një person nga qendra dhe e ka njoftuar menjëherë policinë./indeksonline/