Ymeri: Çka dëshiron Kurti prej dialogut nuk e di, Qeveria nuk ka opsion

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se procesi i dialogut duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë dhe duhet diskutuar se çfarë kompromisi duhet të bëj Kosova, për t’i dhënë fund këtij procesi.

Ymeri ka thënë se Qeveria nuk ka opsion dhe se nuk e di se çfarë dëshiron nga dialogu kryeministri, Albin Kurti.

“Unë plotësisht pajtohen me zotin (Nexhemedin) Spahiu që ky proces duhet me u kry njëherë e përgjithmonë. Pasi kjo moskryerje ose lënia hapur e këtij procesi po e pengon Kosovën. Na tash duhet me pa edhe me fol mirë, cila është ajo rrugë që neve na sjell të fundi i procesit dhe pastaj të shohim cili është ai kompromis dhe sa është i durueshëm ai për Kosovën… kritika ime ka qenë që qeveria nuk ak opsion, së paku nuk e ka bërë publik. Çka dëshiron kryeministri Kurti prej dialogu nuk e di, përveç taktikave ende di”, ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.