Efektet dhe pasojat e organizimit të ministrive sipas modelit të VV-LDK

Demokracia Plus (D+) organizon sot tryezë diskutimi mbi efektet dhe pasojat e organizimit të Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) në agjendën për integrime evropiane.

Tryeza do të mbahet prej orës 10:00 në sallën e konferencave “Orion”.

Të ftuar do të jenë përfaqësues të dy ministrive përkatëse, përfaqësues të VV dhe LDK, ekspertë të fushave që mbulojnë dy ministritë, përfaqësues nga zyra e BE-në në Prishtinë, si dhe pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile.

Në këtë tryezë, D+ do të prezantojë një analizë të shkurtër mbi efektet dhe pasojat e integrimit të këtyre dy ministrive duke dhënë opsione dhe rekomandime mbi elementet që duhet të merren parasysh nga Qeveria në akomodimin e dy ministrive në MPJ, përkatësisht MPB.