Arrestohet suharekasi: Shkon i dehur në shtëpi dhe rrah familjarët

Dje në Suharekë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar familjarët e vet.

Sipas raporti të Policisë, i dyshuari ka qenë në ndikimin e alkoolit, derisa ka sulmuar familjaret e vet duke i shkaktuar lëndime.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Suharekë 04.02.2020-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjarët e vet duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.