Egzon Shala ka shënuar fitore në kampionatin botëror të mundjes

Egzon Shala ka shënuar një fitore në kampionatin botëror të mundjes, që po mbahet në Astana të Kazakistanit.

Mundësi ynë mposhti finlandezin, Jere Tapani, në kategorinë -125 kilogramë. Edhe pse ishte duke humbur, Egzoni ia doli të shënojë fitore të madhe.

Në 1/8 e finales, Shala u ndesh me kampionin e botës 2018, gjeorgjianin Geno Petriashvilli, njëherit medalist i bronztë Olimpik.

Egzoni vazhdon garimin në repesazh, ku përballet me sirianin, Badzha Kuthaba.