Formacionet e mundshme të super ndeshjes Manchester United – Liverpool

Sot nga ora 13:30 në stadiumin “Old Trafford” zhvillohet super ndeshja në Premierligë në mes të Manchester United dhe Liverpool.

Dy rivalët e vjetër ndeshen në derbin e madh në xhiron e 30-të.

“Goal” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.

Tek skuadra e trajnerit Mourinho sot do të mungojnë Herrera dhe Martial dhe trajneri Mourinho pritet të luajë me formacionin 4-2-3-1, i cili formacion është specialitet i portugezit.

Ndërkaq, Liverpool sot është pothuajse i kompletuar dhe gjermani Klopp do të luajë me formacionin 4-3-3.