U shpall kampione Europe në shah, kryeministri Rama uron 13-vjeçaren

Kryeministri Edi Rama ka uruar 13-vjeçaren shqiptare, Kler Çaku e cila është shpallur kampione Europe në shah në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç.

“URIME KAMPIONE, KLER ÇAKU, 13-vjeçarja shqiptare shpallet KAMPIONE EUROPE në shah, në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç,” shkruan Rama në Facebook.

Çaku ia ka dalë që të sigurojë shtatë fitore dhe dy barazime në këtë turne, teksa në fund është shpallur kampione në kategorinë e saj.