Ekskluzive: Ish- pjesëtari i UÇK-së, Jeton Salihu kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Vushtrrisë

Gara për kryetar të Komunës së Vushtrrisë tashmë po bëhet edhe më interesante, shkruan Fokusi.info.

Sipas burimeve të Fokusi.info, Jeton Salihu, Zyrtar i Lartë i Personelit në Komunën e Vushtrrisë ka aplikuar për certifikim në KQZ si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Vushtrrisë.

Jeton Salihu nga fshati Druar i Komunës së Vushtrrisë me profesion është jurist.

Ai ka qenë njëri ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Ai së bashku me babain dhe dy vëllezër ishin pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Fokusi.info/