Nuk dorëzoi mandatin, Kryesia e PD vendos përjashtimin e Murrizit

Kryesia e PD-së ka vendosur shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia të deputetit Myslim Murrizi, i cili nuk pranoi t’i bashkohet vendimit të Grupit për të dorëzuar mandatin.

BalkanWeb” zbardh 3 pikat kryesore të Kryesisë së PD nga mbledhja sot. Gazetari Klajdi Bodle raporton për ‘BalkanWeb’ se Kryesia ka vendosur si pikë të tretë propozimin për shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia të deputetit Myslim Murrizi, i cili nuk pranoi t’i bashkohet vendimit të Grupit për të dorëzuar mandatin.

Basha nga Kryesia tha se pika e parë e rendit të ditës është aksioni politik pas dorëzimit të mandateve.

“Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë.”-u shpreh Basha.

Pika e dytë është ngritja e shtabeve të punës dhe pika e tretë është propozimi për shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia e Myslym Murrizit për shkeljen e vendimit të Grupit Parlamentar, kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD. Aktualisht, po diskutohet për pikën e parë.