Legjenda e Këmbëmadhit

Në folklorin Amerikanoverior, Këmbëmadhi apo Sasquatch thuhet të jetë një krijesë sikur gorillë, leshatuke, që ecë si njerri. Ajo sillet nëpër natyrë të egër dhe lë prapa shenja të këmbëve, trnasmeton Gazeta Express.

Shpesh ai portretizohet si lidhja mes njerëzve dhe majmunëve. Më së shpeshti është raportuar të parë në shtetet amerikane të Oregonit, Uashingtonit dhe Kolumbisë britanike. Ndër vitë\e shumë njerëz e kanë përdorur edhe si fytyrë të reklamave.

Shumë shkencëtarë e mohojnë ekzistencën e tij, ata e konsiderojnë si përallë urbane përkundër raportimeve që është parë shumë herë.

Legjenda e Këmbëmadhit ka filluar shumë kohë më parë. Ekologjisti Robert Pyle thotë se shumë kultura kanë histori me gjigandë që i përngjajnë njerëzve. Secila gjuhë ka emrin e tyre për këto krijesa.

Indianët e Amerikës ishin ndër të parat kultura që njihnin ekzistencën e Këmbëmadhit. Në vitin 1920 historiani John Burns ka mbledhur storie lokale të indianëve dhe i ka publikuar ato në një seri të shkrimeve.

Shumë njerëz, kryesisht kampistë, kanë raportuar që e kanë parë ata në pyje dhe zona të thella të Amerikës Veriore. Në një sondazh të vitit 2014 më shumë njerëz besonin se Këmbëmadhi ekzistonte se sa që besonin në teorinë e Big Bangut.

Hulumtues të ndryshëm i kanë kushtuar një pjesë të karrierës së tyre kërkimit të provave të ekzistimit të kësaj krijese. Ata kanë gjetur shomë fosile nëpër pyje të racës Gigantopithecus, që edhe besohet të jetë parardhës i Këmbëmadhit.