Vritet 25-vjeçari me breshëri kallashnikovi pas sherrit për një vend parkimi

Një 25-vjeçar, Viktor Shkorreti, u vra këtë mbrëmje në qytetin e Laçit pas sherrit për një vend parkimi.

Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Laçit për një vend parkimi. Nga sa raportohet paraprakisht disa persona, bashkëmoshatarë të tij, kanë dashur të parkojnë në vendin ku po linte makinën, viktima, një djalë 25-vjeçar. Mes tyre ka nisur një sherr, janë përleshur me njëri-tjetrin, dhe njëri nga të përfshirët në ngjarje ka nxjerrë armën automatike duke qëlluar me breshëri ndaj tij. Megjithatë, dinamika e ngjarjes pritet të zbardhet nga policia, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Po ashtu janë ngritur post-blloqe të shumta për të bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar.

Mësohet se viktima është me Viktor Shkorreti, me origjinë nga Mirdita dhe i ardhur me familjen prej vitesh në qytetin e Laçit.

E sinjalizuar për vrasjen, policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është personi që mbeti viktimë, autorët e dyshuar si dhe dinamikën e ngjarjes.

Sot qyteti i Laçit ishte epiqendër e shumë qytetarëve, të cilët e vizituan pasi sot shënohet e marta e fundit e Shna Ndout. Me mijëra pelegrinë shkuan në Kishën e Shna Ndout për të kaluar aty natën.

Shqiptarja.com