Ekskluzive: Video nga momenti kur grabitësi gjuan me armë sigurimin i cili po e ndiqte, në Prishtinë!

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Cak i grabitjes ka qenë institucioni financiar për transferta të parave “Wester Union” e cila ndodhet në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë.

IndeksOnline ka siguruar videon ku shihet grabitësi duke ikur pas kryerjes së veprës e që gjuan me armë zjarri në drejtim të sigurimit.

IndeksOnline ka mësuar se i dyshuar është një person i cili me maskë në kokë dhe armë në dorë ishte future në lokal për të kryer grabitjen.

Me tu ndezur alarmi, një pjesëtarë i kompanisë së sigurimit “Panther” në mënyrë vullnetare kishte reaguar duke ndjekur grabitësin. Ky i fundit ka gjuajtur në drejtim të sigurimit i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa u lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet drejt identifikimit dhe kapjes së personit të dyshuar.

Rikujtojmë se edhe mëngjesin e djeshëm grabitësit kishin gjuajtur me armë në drejtim të policisë në Veternik, ku një polic  kishte mbetur i plagosur.

Grabitje pati edhe në një bankë tjetër me filial te lokalet e “Lesnes” në Prishtinë.