Ekspertët e meteorologjisë kanë paraparë se viti 2023 do të jetë viti më i nxehtë që është regjistruar

Ekspertët e meteorologjisë kanë paraparë se viti 2023 do të jetë viti më i nxehtë që është regjistruar.

Shkencëtari i lartë në Qendrën e Kërkimeve Klimatike Woodëell, Xhenifer Frensis ka konstatuar se në javën që e lam pas, temperaturat kanë qenë aq të larta sa kanë tejkaluar të gjitha ato temperatura që janë regjistruar ndonjëherë në pjesën e parë të korrikut.

Në raportin e Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian Copernicus thuhet se bota përjetoi qershorin e saj më të ngrohtë në histori me një diferencë të konsiderueshme.

Edhe studiuesit e oqeaneve kanë thënë se nxehtësia e oqeaneve ka qenë tejet e lart dhe po ashtu ka tejkaluar të gjitha regjistrimet e bëra deri më tani të viteve paraprake të së njëjtës periudhë kohore.

Ata kanë konstatuar se edhe kjo ngritje është rezultat i ngrohjes globale.