Eksperti amerikan kërkon veprim nga BE dhe SHBA për t’ia ndalur Vucicit fushatën kundër Kosovës

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka komentuar qasjen e përdorur së fundmi nga BE dhe SHBA në lidhje me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Ben Meir ka thënë se është shumë e rëndësishme që Palmer e Lajçak po bëjnë presion për vazhdimin e dialogut.

“Është shumë e rëndësishme që Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA Matthew Palmer dhe i dërguari i BE për dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajcak po bëjnë presion për të dy vendet për të vazhduar me dialogun”, ka shkruar ai.

Ben Meir ka thënë se BE dhe SHBA duhet t’ia bëj të qartë Vucici se nuk mund t’i përdorë dy mënyrat e veprimit dhe se fushata kundër njohjeve të Kosovës duhet të ndalet.

Më poshtë postimi i plotë i Ben Meir:

Është shumë e rëndësishme që Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA Mattheë Palmer dhe i dërguari i BE për dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajcak po bëjnë presion për të dy vendet për të vazhduar me dialogun. Ndërsa presidenti serb Vuçiq deklaroi se “Unë besoj në mundësinë e arritjes së një zgjidhje kompromisi në dialogun me Kosovën”, në të njëjtën kohë ai po vazhdon fushatën e tij për të bindur vendet e tjera të mos njohin pavarësinë e Kosovës. BE dhe SH.B.A. duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit se ai nuk mund t’i ketë të dy mënyrat dhe duhet të vendosë që nëse dëshiron që Serbia të integrohet në BE fushata për mosnjohjen e Kosovës duhet të ndalet sepse normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është thelbësor për integrimin e Beogradit në BE.