Elbasani dhe Berati përfshihen nga stuhitë e fuqishme (video/foto)

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë këtë të hënë rajonin e Elbasanit. Siç shihet nga fotot dhe video, rrugët janë përmbytur nga uji dhe kjo ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Edhe kalimtarët kanë hasur në vështirësi, pasi kjo situatë stuhie ka qenë e paparashikuar.

Në Berat paraqitet situatë e njejtë. Rrugët e qytetit janë përmbytur si pasojë e rreshjeve të shumta që kanë nisur gjatë pasdites.