Elmedina Ballazhi flet pas dëshmisë në Gjykatën Speciale: Askush nga familja ime nuk e ka ditur se do të udhëtoj për në Hagë

Gazetarja Elmedina Ballazhi, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës për përkrahjen që i kanë dhënë asaj gjatë dëshmisë në Hagë.

Ballazhi ka falëlnderuar edhe familjen e saj, familjet e Haradinajt e Gucatit si dhe veteran e invalid të UÇK-së.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

E nderuar familja ime, organizatë e OVL-UÇK’së, familje e Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit, ju veteranë e invalid të luftës, ju falënderoj shumë për përkrahjen që ma keni dhënë gjatë dëshmisë sime në Hagë!

Po e nisi me këtë foto duke ju falënderuar nga zemra e duke ju përulur secilit veç e veç për mbështetjen që më keni dhënë, ku sa do pak nëse ju kam bërë krenare unë juve, ju më keni bërë më shumë krenare mua.

Babë e Nanë falënderoj Zotin që jeni gjallë e që po më mbështesni mua, besimi juaj tek unë ka krijuar vetëbesimin brenda meje! E di që jeni mërzitur paksa për shkuarjen time në Hagë, ngase nuk e keni ditur deri në ditën kur jam nisur për atje, prandaj kërkoj falje nga ju.

-Bab e Nan (Shaban Ballazhi), jam nisur me peshën më të madhe që kam pasur ndonjëherë në jetë, duke vazhduar rrugën atje në mbrojtjen e vlerave të luftës ashtu siç më ke mësuar ti Bab, por vendimi i kësaj peshe të madhe për mua ishte përballja me Gjykatën Speciale, në ditën kur i mbusha 27 vite, në Sallën e Gjyqit ku edhe dhash dëshminë time të mbrojtjes ndaj çlirimtarëve Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.

Faleminderit që jeni ndjer krenar për mua e shpresoj që sa do pak të ju kem bërë krenar juve, e sidomos ty Babi, në mbrojtjen e vlerave të luftës, ku edhe vet ishe ushtar i UÇK’së, e tani gëzon statusin e veteranit.

Falënderim tjetër shkon për gjithë stafin e OVL-UÇK’së, e veçanërisht për ushtruesin e detyrës Faton Klinaku, ku mua dhe dëshmitarëve të tjerë na ka ndihmuar në përpikmëri të plotë.

Faleminderit shumë për njeriun më të veçantë për mua që më ka përcjellur e vazhdon të më përcjell në sfidat e mija si gazetare, ish-kryeredaktoren e portalit Arbresh.info, tani redaktore përgjegjëse në Ekonomia Online, Elvinë Sefiu. Faleminderit për mbështetjen “Grua e fortë”, ashtu siç të quaj unë ty!

Kolegë e kolege, faleminderit shumë për përkrahjen tua, ju përulem duke ju thënë se e keni kryer detyrën e juaj në mënyrën më profesionale duke më përkrahur pasi që jam kolege e juaja.

Faleminderit për ato video të shkurta të deklaratave të mija kolegë të mi nga “Klan Kosova”, “Periskopi”, “KosovaPress”, “T7”, “Epoka e re” e të tjera media. Më pëlqyen mjaftë shumë! ♥️????

Prandaj, sa isha e ulur në atë karrige brenda SPO’së me stres dhe emocione të mëdha, pas paraqitjes sime atje, këto emocione m’i ka larguar përkrahja juaj që më keni bërë duke më dërguar mesazhe e postime përkrahëse.

Gjithashtu ju falënderoj edhe për urimet tuaja me rastin e ditëlindjes sime.

Faleminderit përzemërsisht, ju përulem!

????????????????