Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”

Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë.

Dëshmitari është Ramiz Qeriqi.

Duke komentuar lidhur me disa materiale të cilat do të pranohen si prova, Emmerson ka thënë se Prokuroria po e shfrytëzon këtë dëshmitar si kali të trojës.

“Në faqen 1 ka informacion për zonën e Nerodimes. Në faqen 3 funksionimi i Policisë ushtarake. Në faqen 6 për Task-Forcën dhe urdhrin që jep shtabi i përgjithshëm që të mos lëvizin, në faqet e tjera aktivitetet e Policisë Ushtarake”, tha prokurorja.

“Kjo është arsyeja pse kjo qasje e gabuar po shfrytëzohet një dëshmitar i cili mund të tregojë se një pjesë e dokumentit është i saktë, për të trafikuar pjesën tjetër të këtij dokumenti të cilën prokuroria do të mbështetet për pjesët e tjera. Ky është shqetësimi që kemi identifikuar ne, pavarësisht se Prokuroria në këtë rast ka treguar haptasi pse ky dëshmitar po përdoret si kalë troje në këtë drejtim”, ia ktheu Emmerson.

Lini një Përgjigje