Ëndërra vazhdon, Kosova triumfoi ndaj Malit të Zi

Kosova ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ duke e mundur Malin e Zi me rezultat 2 – 0 për të mbajtur gjallë ëndrrën për një kualifikim në Euro 2020.

Kosova shënoi golin e epërsisë me kapitenin Amir Rrahmani në minutën e 10-të.

Një rast të mirë pati Milot Rashica, që në minutën e 25’, ishte afër shënimit të një goli të bukur.

Në minutën e 34-të, Kosova dyfishoi epërsinë në 2 – 0, kur Vedat Muriqi pranon një top nga Florent Hadërgjonaj, dhe pas dy tentimeve, mposht portierin Mijatoviç.

Me këtë fitore, Kosova numëron 11 pikë dhe renditet në vendin e tretë në grup, me vetëm një pikë më pak se Çekia.

https://www.youtube.com/watch?v=EaxnxFVtER0