Selmanaj: E morëm Qeverinë pa zot shtëpie, e dorëzuam si burrështetas

Ish-zv/kryeministri i vendit, tashmë deputet i betuar në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se ndjehet krenar me qeverisjen e Avdullah Hotit, pasi që sipas tij asnjë anëtarë i kabinetit qeveritar nuk ka qenë i përfshirë në afera korruptive.

Selmanaj theksoi se qeverinë e kanë gjetur pa zot shtëpie për ta dorëzuar Qeverinë si burrështetas.

Këto komente Selmanaj i bëri sot pasi ish-kryeministri Avdullah Hoti zgjodhi që t’ia dorëzojë personalisht detyrën e kryeministrit Albin Kurtit, gjë të cilën nuk e kishte bërë Kurti në kohën kur Hoti u vu në postin e kryeministrit.

Selmanaj gjithashtu tha se me votë rrëzohesh dhe me votë rizgjidhesh, e se kështu e ka demokracia.

Postimi i plotë:

Si e morëm dhe si e lam qeverinë dhe qeverisjen?

E morëm me ambient politik të tensionuar dhe të kontaminuar;

Pa zot shtëpie për të na e dorëzu detyrën;

Me situatë të rëndë pandemike;

Me situatë të rëndë ekonomike;

Me izolim ndërkombëtarë;

Me sanksione nga shteti më mik i Kosovës (SHBA);

Me kërcënime për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane;

Me udhëkryqe të mëdha në dialogun me Serbinë;

Me aktivitete kriminale në zonën kufitare me Serbinë (Karaqevë);

Pa ide të qarta për modelin e Vettingut në sistemin e drejtësisë;

E si e lam sot?

Me ambient politikë normal dhe shtensionues,

Me dorëzim detyre si burrështetas të vërtet;

Me situatë të menaxhueshme dhe nën kontroll të pandemisë Covid-19;

Me situatë ekonomike stabile dhe me trende shume pozitive;

Me plotë miqë dhe aleat tanë tradicional;

Pa sanksione, por me marrëveshje për investime miliardëshe;

Me FSK pjesë së ushtrisë amerikane, në misione paqëruajtëse nëpër botë;

Me qartësi të mëdha në dialogun me Serbinë, ska harta e thika mbi tavolinë. Idea për ndarjen e Kosovës tashmë e varrosur;

Me rrënim dhe rrafshim të të gjitha kazinove, bastoreve dhe aktiviteteve tjera kriminale ne Karaqevë;

Me modelin e zgjedhur për Vettingun në drejtësi;

Pa asnjë aferë të vetme korruptive nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Dhe mos harroni të gjitha këto i bëri qeveria e Kryeministrit Hoti vetëm për 9 muaj qeverisje. Ndjehem krenar që kam pak hise në gjithë këto suksese.

Duhet ta dijë gjithësecili se qasja në qeverisje mund të na dalloj, por qasja dhe respekti ndaj shtetit duhet të na bashkojë të gjithëve pa dallim.

Me votë zgjedhesh, me votë rrëzohesh dhe me votë rizgjidhesh. Kështu e ka demokracia.