Lambrecht shpreson të ketë vendime të mira drejt njohjes reciproke nga takimi i 13 majit në Bruksel

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, po shpreson se në takimin e palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel që do të mbahet më 13 maj, do të bëhen hapat e parë me vendime të mira.

Ajo u shpreh kështu gjatë vizitës së saj në Kosovë pas takimit me kryeministrin Kurti, përcjell klankosova.tv.

”Ne do t’ju qëndrojmë përkrah në rrugën e procesit të anëtarësimit të Kosovës si një vend partner mbështetës, dhe këtu duhet të bëhet e qartë se cilët hapa janë të qartë të ndërmerren në procesin e përafrimit në dialog dhe shpresoj të marrë një dinamikë të re dhe shpresoj që do të ketë vendime të mira më 13 maj në Bruksel”.

”Hapat e parë do të mund të ishin edhe vendimet për njohjen reciproke të dokumenteve në këtë aspekt dhe do të ishte një sinjal i mirë”.