Epopeja e UÇK-së bën bashkë Thaçin, Kurtin, Osmanin e Haradinajn

Në kazermën “Adem Jashari” po mbahet manifestimi qëndror i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në të po merr pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në fillim të manifestimit presidenti Thaçi ka shtrënguar duart me të gjithë të lartëpërmendurit.

Ajo që ka rënë në sy, e që tashmë është shndërruar në zakon që prej emërimit të tij si kryeministër, Albin Kurti kësaj radhe është ngritur në këmbë për ta respektuar himnin e Kosovës.