Grenell me fuqi politike të pakontestueshme në SHBA, e dëshmon edhe kjo fotografi

Richard Grenell, i dërguar i SHBA-ve për dialogun së fundmi po kundërshtohet nga akterë të rëndësishëm të qeverisë në Kosovë.

Madje, kërkesa e Grenellit, një njeri shumë i rëndësishëm i presidentit amerikan, po nëpërkëmbet edhe nga kryeministri Kurti, shkruan lajmi.net.

Edhe zyrtarë tjerë të VV-së po e kontestojnë fuqinë politike të Grenellit, ndërsa ndaj tij kohëve të fundit ka pasur shumë sulme përmes rrjeteve sociale.

Mirëpo, se sa është i fuqishëm politikisht, dhe sa ka ndikim Grenell në politikën amerikane, e po ashtu sa është njeri i besueshëm i presidentit amerikan, e dëshmon edhe fotografia e fundit.

Ai kësaj radhe paraqitet në një fotografi të cilës i ka vënë mbishkrimin “duke informuar presidentin”, teksa aty është edhe vet Donald Trump.

Grenell kohëve të fundit është ndjerë mjaft i acaruar me kundërshtimin që po bën kryeministri Kurti karshi heqjes së taksës dhe rinisjes së dialogut me Serbinë.

Për këtë, Grenell ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me masa të ashpra ekonomike nga SHBA-të.