Erdogan: AKP, fitues i zgjedhjeve lokale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) fitoi me një diferencë të madhe në zgjedhjet për kryebashkiakët e qyteteve turke dhe u dha një goditje atyre që u përpoqën ta gjunjëzojnë vendin.

“Ne pranojmë se kemi fituar zemrat e njerëzve në vendet ku kemi fituar, por ne nuk ishim mjaft të suksesshëm në vendet që humbëm”, tha Erdogan.

Ai tha se partia pro-kurde, të cilën e përshkroi si terroriste për shkak të lidhjeve të dyshuara me rebelët kurdë, u mposht në zonat ku ishte shumica e kurdëve.

Televizion shtetëror turk TRT njoftoi më herët se AKP fitoi rreth 45% të votave në zgjedhjet e sotme lokale, por se ajo humbi postin e kryetarit të Bashkisë së Ankarasë pas 25 vjetësh.