Erdogan të hënën në Shqipëri, pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje

Të hënën, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të jetë në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ndalesën e parë do e ketë në Laç, aty ku qeveria turke ka ndërtuar 524 apartamente pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Erdogan do marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga qeveria turke. Po në Lac, presidenti turk do të marrë pjesë në ceremoninë e emërtimit të sheshit të qytetit me emrin e tij.

Takimet më pas do të zhvendosen në kryeqytet ku në orën 13:00 do te zhvillohet takimi mes kryeministrit Rama dhe presidentit Erdogan.

Në orën 15.00 do të nënshkruhen 7 marrëveshje, memorandum mirëkuptimi dhe protokolle bashkëpunimi në fusha të ndryshme, për ti lënë vendin më pas konferencës për shtyp Rama-Erdogan.

Në orën 16.00, Erdogan do te marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut.

Mbylljen e vizitës një ditore në Shqipëri, Erdogan do ketë në hapjen e sesionit të ri parlamentar, ku do të ketë një fjalë përshëndetëse.

Për ardhjen e Erdogan janë angazhuar forca të shumta policie dhe për këtë është njoftuar se do të ketë bllokim të akseve rrugore ku do të kalojë presidentit turk./euronewsal.