Eskalon debati, Latifi-Gjinovcit: Qeveria ime e ka ngre Djuricin zhag, ky i yti si qyqe hyni në veturë e iku

Aktivisti Rron Gjinovci e ka akuzuar profesorin Blerim Latifi si bashkëpunëtor i të keqes, gjatë kohës sa ky ka shërbyer si këshilltar i Kadri Veselit.

Gjinovci ka thënë se qeveria sa Latifit ka qenë këshilltar është përgjegjës për gjendjen në Veri, ndërsa menjëherë ka reaguar Latifi duke thënë se kryeministri yt iku si qyqe duke u futur në veturë.

Ndërsa, tutje Latifi në bisedë e sipër, me ironi ka thënë se për njëzetë vite Kurti ka bërtiti Veliu-Veliu, ndërsa sot iku.

“Qeveria kur jom kanë këshilltar une e ka ngrehë Gjuriqin zhag. e Ky i yti, u hyp në kerr e u ikë si qyqe. 20 vjet ka bërtit Veliu Veliu, sot iu dha shanca, iku. U la mu sha nana shqiptare, u la mu sha kombi shqiptar, e iku”, ka deklaruar Latifi.