Eskalon situata: Opozita godet tavolinat, kërkon vazhdimin e seancës për formimin e Komisionit Hetimor

Partitë opozitare kanë bllokuar sërish seancën plenare pasi pozita nuk u pajtua me krijimin e Komisionit Parlamentar Hetimor për energji.

PDK, LDK dhe AAK kanë bojkotuar seancën duke goditur tavolinat me grushte, teksa në foltore doli deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.

Por përkundër zhurmës që krijoi opozita deputeti Abrashi nuk e ndaloi fjalën e tij në Kuvend.