Euro U21, Spanja mund Gjermaninë dhe shpallet kampion (video)

Spanja ka arritur të shpallet kampion i Evropës për herë të pestë në histori për moshat 21-vjeçare.

‘Stuhia e Kuqe’ mposhti në finale Gjermaninë me rezultat 2-1 dhe padyshim zhvilloi një ndeshje më të bukur.

Rezultati i finales u zhbllokua mjaft shpejt, kur mesfushori i talentuar i Napolit, Fabian Ruiz (7’), i dha epërsinë ekipit të tij me një supergol, raporton lajmi.net.

Në vazhdim ndeshja u karakterizua me disa raste shënimi, mirëpo goli mungoi deri në minutën e 69’, ku sërish pas një goditje të Ruiz, portieri gjerman Nubel nuk e perceptoi mirë goditjen e tij dhe këtë e shfrytëzoi mjaft mirë anëtari i Dinamo Zagreb, Dani Olmo që dyfishoi rezultatin.

Për t’ia kthyer një pikë shprese Gjermanisë u përkujdes Nadiem Amiri (88’) që padyshim realizoi ndoshta edhe golin më të bukur të këtij kompeticioni.

Deri në fund, ‘Panzerat’ nuk patën forcë të barazojnë rezultatin dhe kësisoj Spanja u shpall kampion.

https://streamable.com/yb3cd

https://streamable.com/4mo8l

https://streamable.com/jqjps