Eurodeputeti hedh çokollatat turke përtokë: Ata i kanë duart të ndotura me gjak

Eurodeputeti italian Angelo Ciocca që përfaqëson Lega Nordin e Italisë ditën e sotme në PE ka shpërthyer me akuza ndaj Turqisë dhe madje hodhi një kuti çokollatash turke në tokë.

Mjaft i revoltuar ai deklaroi: “Jo hyrjes së Turqisë në Evropë dhe jo dhënies së vazhdueshme të fondeve të taksapaguesve europianë për Turqinë. Kemi një Evropë që nuk ka qenë në gjendje të udhëheqë luftëra ekonomike dhe tregtare dhe tani shohim një Evropë që arrin deri aty sa të financojë luftërat e turqve. Kjo është e papranueshme. Uroj me të vërtetë që të gjithë kolegët që kanë marrë këtë kuti me çokollata turke të kenë kurajon që t’ua kthejnë autoriteteve turke që kanë duart të ndotura me gjak”.