Moti sot dhe ditëve në vazhdim

18.07 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e mëngjesit priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Reshjet vende-vende do të jenë më intenzive, e me mundësi edhe për breshër.

19.07 – Kryesisht me vransira, e nga orët e mëngjesit me kushte për rrebeshe e bubullima, të cilat vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes. Rrebeshet lokalisht mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.

20.07 – Mbetet mot jostabil, kryesisht me vransira, e nga orët e mëngjesit me mundësi për rrebeshe e bubullima, të cilat mund të zhvillohen edhe gjatë ditës. Në mbrëme pjesërisht vranët, e pa të reshura.

21.07 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.Temperaturat në rënie, me minimale që luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet luhaten nga 25C deri 27C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s, e vende-vende me zhvillime të rrebesheve edhe e fuqishme mbi 15m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale.