Europa me plan emergjent, kërcënon se do të ndalojë eksportet e vaksinave anti-COVID

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel i ka dërguar një letër kryeministrave të Greqisë, Finlandës, Austrisë dhe Danimarkës ku thotë se në rast se nuk do të gjejnë asnjë zgjidhje për dërgesat e vaksinave AstraZeneca do të zbatohet plani emergjent.

Sipas mediave të huaja raporti i Michel ka të bëjë me ndalimin e eksportit të vaksinave. Ky raport i referohet edhe mundësisë së ndihmës financiare nga BE për shtetet anëtare në rast të fatkeqësive natyrore ku bën pjesë edhe pandemia e koronavirusit.

Kërcënimi i Michel vjen në një kohë kur disa vende si Spanja apo republika çeke kanë njoftuar se po ndalojnë vaksinimet për shkak të mungesës së vaksinave, ndërsa mungesa ka pasur edhe në Gjermani.

Komiteti i aprovimit të vaksinave në Gjermani tha se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të miratuar vaksinën AstraZeneca për ata që janë mbi 65-vjeç./LajmiFundit.al