Ndërron jetë regjisori shqiptar Gjergj Xhuvani

Ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë në moshën 56-vjeçare regjisori i njohur shqiptar, Gjergj Xhuvani.

Ai ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në Romë, ku ndodhej për xhirimet e filmit të tij të ri, “Liqeni im”, i cili pritej këtë vit.

Xhuvani ishte regjisor, skenarist dhe gjithashtu producent shumë i njohur.

Regjisori ishte bashkëshorti i aktores Luiza Xhuvani.

BIOGRAFIA

Gjergj Xhuvani, një regjisor, skenarist, producent shqiptar, lindi në vitin 1963 në Tiranë.

Në vitin 1986 u diplomua në Akademin e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Autori i filmave të suksesshëm pas viteve ‘90, ndër të cilët “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”.

Regjisor

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri
Lindje, perëndim, lindje – (2008)
I dashur armik – (2004)
Parullat -(2001)
Funeral Business – (1999)
Dashuria e fundit – (1995)
Një ditë nga një jetë – (1994)
E diela e fundit – (1993)
Bardhë e zi – (1991)

Skenarist

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri
I dashur armik – (2004)
Parullat -(2001)
Funeral Business – (1999)
Dashuria e fundit – (1995)
Një ditë nga një jetë – (1994)
E diela e fundit – (1993)
Bardh e zi – (1991)

Producent

Funeral Business – (1999)
Një ditë nga një jetë – (1994)
Aktor[redakto | përpunoni burim] Edhe ne luftuam – (1981) (TV)
Hije që mbeten pas – (1985)