Eurovision, publikohet lista e këngëve. Ja në cilën natë performon Anxhela Peristeri

Festivali evropian i këngës “Eurovision” këtë vit do të mbahet më ndryshe prej herave të tjera, me një skenar që iu përmbahet rregullave anti-covid.

Nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj në Rotterdam.

Tashmë është publikuar lista e këngëve garuese të këtij festivali dhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale.