LVV-ja i dorëzon kërkesë Konjufcës për rishikimin e vendimit për kompensimet e udhëtimit për deputetët

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka proceduar kërkesë zyrtare për kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, që të autorizohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere për të rishikuar vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve mujore.

“Po ashtu deputetët e LV-së, deri në rregullimin me vendim të çështjes së kompensimeve, kanë hequr dorë nga kompensimi për shpenzimet e udhëtimit, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione, ndërsa shprehemi të gatshëm të kontribuojmë në përmbajtjen e vendimit të ri për lartësinë e kompensimit të deputetëve”.

“Ne ftojmë të gjitha palët e interesuara të bëhen pjesë e diskutimit në momentin e fillimit të punës për vendimin e ri”, thuhet në njoftimin e LVV-së.