Evertoni deklasoi Manchester United-in (Video)

Manchester Unitedi e ka pësuar njëren prej humbjeve më turpëruese të këtij sezoni.

Pas eliminimit nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, pritej një ‘përgjigjje pozitive’ nga skuadra e Ole Gunnar Solskjaer sot.

Megjithatë, në ndeshjen e javës së 35-të të zhvilluar në “Goodison Park”, Evertoni u tregua skuadër e jashtëzakonshme

Djelmoshat e Marco Silva arritën ta mposhtin Manchester Unitedin me rezultat të thellë     4 – 0.

Serinë e golave e hapi Richarlison në minutën e 13-të, pastaj Gylfi Sigurdsson dyfishoi epërsinë në minutën e 28-të.

Everton nuk u ndal me kaq, në pjesën e dytë Lucas Digne në minutën e 56-të shënoi për   3 – 0. Kurse, Theo Walcott shënoi për 4 – 0 në minutën e 64-të, i cili ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.