Arsenal fiton Kupën FA, mposht Chelsea-n në finale

Mikel Arteta ka regjistruar trofeun e parë të tij në karrierën si trajner, duke fituar Kupën FA me Arsenal.

Arsenal ishte skuadra më e mirë në finalen e Kupës FA, duke mposhtur Chelsean me rezultatin 2 – 1.

‘Gunners’ gjetën veten në disavantazh pas vetëm pesë minutave, kur në një aksion të rrjedhshëm, Pulisic gjeti veten mirë të vendosur për të shënuar për 0-1.

Përgjigjja e Arsenal vonoi deri në minutën e 28’, kur Pierre Emerick Aubamyeang shënoi për 1-1,duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, kur po luhej minuta e 68’, Aubameyang tregoi edhe një herë aftësitë e tij, duke i dhënë leksione Zoumas, për të shënuar me ‘lob’ përballë Willy Caballero. Ky gol doli të ishte goli që i siguroi trofeun Arsenal.

Gjithsesi, vlen të cekët se pesë minuta pas golit, Mateo Kovacic u ndëshkua me karton të kuq, për ta lënë Chelsean me 10 lojtarë në fushë.Deri në fund, lojtarët e Mikel Arteta arritën të administrojnë mirë me rezultatin. Kështu, Arsenal siguron edhe biletën për Ligën e Evropës.