Exit Polli i Klan Kosovës: PDK dhe LDK shkojnë në balotazh në Vushtrri

Ferat Idrizi nga PDK prin me vota në Vushtrri, sipas, Exit Pollit në Klan Kosova.

Idrizi do të shkojë në balotazh me kandidatin e LDK-së, Xhafer Tahiri, i cili ka fituar 31,40 përqind të votave.

Pak më larg nga dy të parët është renditur kandidati i VV-së, Arsim Rexhepi, me 30,80 përqind të votave të fituara.

Albert Maxhuni nga Nisma ka fituar 1 përqind.

Mensut Ademi i AAK-së ka mbledhur 0,6 përqind të votave, ndërsa 1.8 përqindëshi ka shkuar për partitë tjera.